Siç e konfirmojnë të dhënat e fundit të publikuara nga Billboard, Apple Music ka arritur 20 milionë abonentë me pagesë. Bëhet fjalë për një rezultat shumë të rëndësishëm, duke qenë se shërbimi është prezantuar vetëm 17 muaj më parë.

Në muajin shtator, Apple zyrtarizonte shifrat e Apple Music, duke folur për 17 milionë abonentë me pagesë. Në tre muaj distancë, këta përdorues janë bërë 20 milionë dhe po i afrohen gjithmonë e më shumë atyre të Spotify.

Eddy Cue ka konfirmuar lajmin, duke folur edhe për ndryshimet që ka sjellur ky shërbim në industrinë muzikore. Spotify qëndron akoma në krye me 40 milionë abonentë me pagesë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment