Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm mjaft interesant përsa i përket teknologjisë së të ardhmes në sektorin e transportit. Sipas ekspertëve e ardhmja në këtë sektor janë sistemet autonome ose të ashtu quajtura self-driving. Në këtë kontekst, shumë kompani të mëdha si Ford, Chrysler apo Tesla kanë nisur bashkëpunimin me NHTSA (National Highway Traffic Safety Administration), enti i cili përcakton rregullat në sektor.

Zyrëtarisht edhe Apple duket e interesuar në këtë sektor sepse së fundmi i ka dërguar një letër entit NHTSA, duke i kërkuar që të marrë parasysh edhe standartet që mund të kërkohen nga kompania edhe pse nuk është në nivelin e Ford apo të tjerëve.  Në letër shkruhet se Apple po investon shumë në sistemet që vetë mësojnë, ose machine learning, dhe për kompaninë, kjo është e ardhmja sidomos në sektorin e transportit. Sipas kësaj të fundit, sistemet machine learning do të jetë baza e teknologjisë së makinave vetëdrejtuese.

Duam t'ju kujtojmë se para pak kohësh ju raportuam lajmin se Apple e ka lënë pas dore ndërtimin e makinës që integron teknologjinë e vetë drejtimit por mesa duket nuk është ashtu sepse mendohet se kompania po unifikon të gjitha burimet që po punojnë për këtë teknologji. Nga ana tjetër kompanitë konkurrente si Ford apo Tesla, janë shumë më përpara dhe kanë parashikuar se brënda 2020 - 2022 do të sjellin versionet e para të teknologjisë në fjalë. Kompania Tesla pretendon të vij në treg më shpejt. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment