Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Drop Flip.

Drop Flip është një lojë fantastike ku duhet të spostoni objekte të ndryshme për të arritur objektivin kryesor që është pozicionimi i një topi në kosh. Në këtë lojë do të gjeni 10 nivele gjithmonë e më të vështirë, me një grafikë mjaft origjinale.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Drop Flip do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment