Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Goat Simulator.

Goat Simulator është një lojë mjaft e suksesshme ku do të luani në rrolin e një dhie dhe të silleni sikur të ishit të tillë. Objektivi kryesor është të shkaktoni sa më shumë shkatërrime. Loja nuk ka asnjë lloj limiti, pasi në rolin e një dhie mund të shkoni në çdo vend dhe të shkatërroni çdo gjë që iu del përpara.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Goat Simulator do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment