Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Cycloramic, nga 1.79€, falas. /iPhone
Cycloramic është një program mjaft profesional i cili ka arritur mbi 20 milion shkarkime në App Store dhe na lejon të krijojnë fotografi panoramike në 360° me një kualitet shumë të lartë. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


Bubble Tower 2, nga 0.89€, falas. /iPhone 
Detyra juaj në këtë lojë do të jetë shumë e thjeshtë. Do t'ju duhet të ndërtoni kullat duke mos i shëmbur ato dhe kjo lojë i përket kategorisë së lojërave puzzle dhe strategji. Mund të ruani pikët tuaja në Game Center. Ja vlen ta provoni këtë lojë por kini kujdes sepse do të bëhet ngjitëse. 


Thunderspace 5K, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
Thunderspace është një proram mjaft interesant i cili krijon disa efekte audio në 3D të shoqërura me disa efekte drite që do të krijojnë rreth jush efektin e vetëtimave. Një ambjent i tillë do të sjellë relaks dhe qetësi për ju. Ja vlen ta provoni këtë program.


Ninja Striker, nga 0.89€, falas.  /iPhone, iPad
Ninja Striker është një lojë në të cilën ju duhet të luani në rolin e një Ninja dhe të luftoni në një qytet plot rreziqe për të mbijetuar dhe shpëtuar qytetin nga pushtimi i forcave që dua ta shkatërrojnë atë. Loja është ndërtuar mbi një ambjent grafik mjaft të këndshëm dhe që kujton lojërat e viteve 90'.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment