Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Huerons, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Huerons është një lojë me temë kuic ku ju duhet të mbushni çdo rreth që gjëndet në ekran në mënyrë të tillë që vetëm një rreth të mbetet bosh. Kini kujdes sepse nuk do të jetë dhe aq e lehtë ta bëni këtë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- SaveStagram, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
SaveStagram është një program që ju lejon të ruani në telefon çdo foto nga rrjeti social Instagram. Për të marrë foton e dëshiruar do të mjaftojë të kopioni linkun e fotos nga programi dhe më pas ta përdorni atë në SaveStagram. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


HashPhotos, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
HashPhotos është një program i cili na jep mundësinë të menaxhojmë edhe të ndajmë fotot në rrjetet sociale, në mënyrë mjaft të thjeshtë. Ja vlen ta merrni edhe këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment