Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Defender City, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Defender City është një lojë strategjike ku detyra juaj është të mbroni fortesën e qytetit tuaj nga sulmet. E veçanta e kësaj loje qëndron në grafikën e saj pasi gjithçka është e vizatuar me dorë mbi një letër fletoreje.


- Photo Transfer 3.0, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Photo Transfer 3 është një program mjaft i dobishëm nëse duhet të transferoni file-t nga iDevice në një tjetër ose Mac. Gjithashtu mund të sinkronizoni ato me sistemet Cloud si Dropbox apo Google Drive. Sot mund ta shkarkoni atë falas për një periudhë të limituar.


Smart Merge Pro: Duplicate, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smart Merge është një program mjaft i dobishëm në iPhone ose iPad, i cili na jep mundësinë të mirëmbajmë rubrikën e kontakteve. Programi do të pastrojë kontaktet boshe ose do të bashkojë në një të vetëm 2 kontakte të njëjta. Gjithashtu ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe intutiv. Ja vlen ta keni.


AceCam Love Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
AceCam Love Pro është një program i cili ju jep mundësinë ti shtoni efekte grafike fotove që publikoni në rrjetin social Instagram. Për një periudhë të limituar mund ta merrni atë falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment