Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Shock-X, nga 0.89€, falas. /iPhone
Shock-X është një lojë mjaft e veçantë për sa i përket grafikës por edhe argëtimit. Ju duhet të drejtoni një avion luftarak i cili duhet të pastrojë fushën e betejës nga sulmet armike. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Easy Translation, nga 9.99€, falas. /iPhone
Easy Translation është një program mjaft i dobishëm në qoftë se duhet të përktheni tekst nga një gjuhë në një tjetër. Për më tepër ju mund të përktheni një tekst në gjuhën e dëshiruar edhe më pas ta publikoni atë direkt në rrjete sociale të ndryshme si Facebook.


Algebra Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Algebra Pro është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju që gjatë shkollës duhe të bëni lëndën e algjebrës. Programi do të llogarisë shumë ekuacione por edhe do t'ju ndihmojmë të mësoni më mirë edhe teorinë.


- Kool: Stop Typing, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Kool është një program i cili do t'ju japë mundësinë të konvertoni të folurën në tekst. Pra ju mund të rregjistroni zërin tuaj dhe më pas ta konvertoni në tekst, të cilin mund ta dërgoni si sms ose email. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment