Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Countdown, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Countdown është një program i dobishëm dhe mjaft i thjeshtë për tu përdorur i cili na jep mundësinë të llogarisim diferencën midis datave ndryshme nga çdo program tjetër në App Store që bën këtë funksion. Sot mund ta shkarkoni falas atë.


Runtastic Situps Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet këtij programi ju mund të stimuloni veten tuaj për të bërë disa ushtrime fizike për të mbajtur në formë muskujt e barkut. Programi do t'ju tregojë disa ushtrime duke ju ofruar një program të bazuar në ushtrimet që jepen nga palestrat profesionale botërore. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Speed Pro+, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është matës shpejtësi duke u bazuar tek sensori Gps që iPhone monton në brëndësi. Gjithashtu na lejon të ruajmë intenerarin e udhëtimit duke e matur shpejtësinë e lëvizjes në kohë reale. Në qoftë se jeni një person që udhëtoni shpesh ja vlen ta instaloni këtë program në iPhone.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment