Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Air Raiden & Fighter Thunder, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Air Raiden është një lojë ku ju duhet të shpëtoni botën nga pushtimi alien duke pilotuar avionë luftarakë. Gjatë lojës do të keni mundësi të përditësoni armët po ashtu dhe avionin me qëllim që të dëmtoni sa më shumë kundërshtarin.


System Activity Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
System Activity Monitor është një program i dobishëm për të monitoruar performancën hardware të iPhone. Programi do ju informojë në lidhje me memorien Ram që po konsumohet, hapësirën e zënë të  memories fikse si dhe informacione të tjera në lidhje me sensorët. Ja vlen ta merrni këtë program.


Merge, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Merge është një lojë mjaft impenjative ku ju jeni një shkencëtar biologjik dhe duhet të pastroni nga solucionet tuaja mikrobet nga qeliza që ju duhen. Kini kujdes sepse kjo detyrë nuk do të jetë shumë e thjeshtë dhe duhet të tregoheni shumë të shpjetë për të pastruar solucionet që ju duhen. Ja vlen ta provoni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Orderly: Reminders, Tasks & To Do, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orderly është një program i cili do të na japë mundësinë të menaxhojmë të gjitha eventet tona që do të kemi në të ardhmen. Gjithashtu do të mund të menaxhoni edhe shënimet që mund të keni nevojë të mbani gjatë ditës. Programi është ndërtuar gjithashtu mbi një grafikë mjaft të këndëshme.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment