Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Daddy Dino Rocks, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Daddy Dino Rocks është një lojë me temë kuic ku ju duhet të zhdukni nga ekrani elementët e njëjtë. Është gjithashtu edhe një lojë e inspiruar nga loja e famshme Tetris dhe me siguri një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar kohën e lirë.


- Warp Shift, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Warp Shift është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të ndihmoni një vajzë të vogël të arratiset nga labirinthi ku është e burgosur. Duhet të keni kujdes sepse bota e saj është tepër e rrezikshme dhe do të duhet i gjithë impenjimi juaj. Ja vlen ta merrni atë.


Meter Robot, nga 0.89€. falas. /iPhone, iPad
Meter Robot është një program i dobishëm i cili ju ofron mundësinë për të matur sasinë e paketave internet që ju kanë mbetur nga kontrata me kompaninë telefonike, dhe mundësinë për të matur shpejtësinë e internetit, duke bërë teste reale, ndryshe nga programe të tjera si SpeedTest.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment