Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Shades: A simple puzzle game, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Shades është një lojë hipnotizuese dhe qetësuese gjithashtu. Një lojë shumë e thjeshtë që ju bën të mendoni me shumë shpejtësi. Qëllimi juaj do të jetë të spostoni blloqet sipas ngjyrave duke i kombinuar me njëri tjetrin për t'i liruar vendin të tjerëve.


- MathStudio Express, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
MathStudio Express është një program edukativi i cili sjell në iDevice mundësinë për të zgjidhur probleme matematikore. Ai i dedikohet të gjithë studentëve të cilët duhet të mësojnë për këtë lëndës shkencore. Ja vlen ta merrni.


- Blox 3D, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Blox 3D është një lojë mjaft e bukur për fëmijë ku ato do të mësojnë të ndërtojnë objekte të ndryshme, duke zhvilluar kështu aftësinë krijuese. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Tower Of Fortune, nga 0.89€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment