Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Trainz Driver, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Trainz Driver do të sjellë në iDevice-in tuaj një simulator mjaft real të drejtimit të trenave per mallra dhe qytetare. Ju duhet të mësoni çdo gje në lidhje me kët mjet lëvizjeje dhe do të arrini të jeni më pas një makinist i shkëlqyer. Ja vlen ta provoni nëse jeni të apasionuar.


- Nameless: The Hacker RPG, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Nameless është një lojë në të cilën do të luani në rolin e një hacker-i ku bëni pjesë në një ekip mjaft të përgatitur. Detyra juaj do të jetë zbardhja e të vërtetës duke zbuluar anët më të errta të rrjetit Internet por duhet të arratiseni edhe nga kërkimi i qeverive më të mëdha të botës.


- Photosets Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Photosets  Pro është një program i cili na jep mundësinë të krijojmë albume fotografike me fotot më të mira që keni në iDevice. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment