Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Draw Pad Pro, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Draw Pad Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të mbajmë shënime ose mund të vizatojmë ide që kemi në mëndje. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të jetë një kënaqësi e vërtetë të përdorni këtë program.


- Republique, nga 2,79€, falas. /iPhone, iPad
Republique është një lojë mjaft inovative dhe ky version që ju mund të shkarkoni falas është seria e 5 dhe e fundit e lojës. Duhet të shpëtoni nga kamerat e një sistemi drejtues i cili e ka shtypur të drejtën dhe nëpërmjet personazhit të lojës duhet të gjeni mënyrë për ta fituar atë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


PhotoJus Travel FX, nga 1,79€, falas /iPhone
Fotokamera më e mirë për udhëtartët! Jeni me pushime? Jeni për darkë në një restorant romantik? PhotoJus Travel FX shton automatikisht emrin e vëndit për fotot tuaja. Krijoni kartolina virtuale dhe ndajini ato me miqtë tuaj. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment