Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Blox 3D, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Blox 3D është një lojë mjaft e bukur për fëmijë ku ato do të mësojnë të ndërtojnë objekte të ndryshme, duke zhvilluar kështu aftësinë krijuese. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Splot, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Splot është një lojë me shumë aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të shpëtojë krijesat e quajtura Birdlings. Ai duhet të vrapojë deri në fund të misionit dhe të shpëtojë sa më shumë krijesa. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- The Patient, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
The Patient është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju do të luani në rolin e një doktori i cili ka krijuar një makineri për të shpëtuar pacientët me sëmundje psikologjike por jo tek të gjithë, kjo shpikje ka funksionuar. Tek disa ajo ka rrezultuar shumë negative dhe vetë ju do ti nënshtroheni makinës për të kuptuar se cili ishte pacienti i fundit të cilit makina i bëri keq, dhe të rregulloni problemet e saj. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment