Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Staborn Anarkist, nga 2.79€. falas. /iPhone, iPad
Staborn Anarkist është një lojë e cila ambjentohet në hapësirë dhe ju do të ndërtoni një strukturë luftarake e cila do të sulmojë objektiva që gjënden kudo dhe të cilat do t'ju lejojnë ta zgjeroni atë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.



Wikilinks, nga 3.99€, falas. /iPhone, iPad
Wikilinks është motorr kërkimi virtual i cili mund të bëhet programi kryesor i kërkimit të çfarëdo lloj informacioni në rrjetin Internet. Programi do të kërkojë fjalët kyçe që ju dëshironi të kërkoni dhe do të shfaqë në ekran rrezultatet duke i kërkuar ato nga rrjeti.


- Calendarium: Everything about this day, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Calendarium është një program informativi nga i cili do të mësoni se çfarë ka ndodhur vite më parë për një ditë të caktuar të vitit. Informacioni shoqërohet me detaje mjaft interesante në formën e tekstit apo imazheve.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment