Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Cut The Buttons, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të prisni kopsat e veshjeve. Cut The Buttons është një lojë mjaft relaksuese por që kërkon shpejtësi tek lëvizja e gishtave sepse duhet të përdorni një gërshërë sa më shpejt të mundeni për të preë sa më shumë kopsa dhe ato që duhen përndryshe nivele nuk do të mbarojë me sukses. Ja vlen ta provoni.


- Towers Rush, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Towers Rush është një lojë me strategji dhe aventurë ku ju duhet të mbroni vëndin tuaj nga sulmet e krijesave të frikshme. Gjatë betejës do të përballeni me krijesa mistike të cilat kanë aftësi të ndryshme dhe ju duhet ti kuptoni ato për ti mposhtu. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Sketch Me! Sketch&Cartoons, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sketch Me është një program i cili ju jep mundësinë të modifikoni imazhet duke i aplikuar efekte grafike të cilat do ti bëjnë të duken sikur janë vizatuar me dorë. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë ja vlen ta merrni këtë program.


Notes Note-ify, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Notes Note-ify është një program i cili sjell në iDevice një menaxhues mjaft profesional i shënimeve tuaja. Programi na lejon gjithashtu që këto shënime ti ruajmë në Dropbox apo iCloud.  Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment