Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Blicke, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Blicke është një lojë me temë kuic ku ju duhet të vendosni blloqet me të njëjtën ngjyrë në kutitë e duhura. Duket mjaft e thjeshtë por në të vërtetë do të kërkojë shkathtësinë tuaj për të arritur tek qëllimi. Ja vlen ta provoni.


Easy Backup Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Easy Backup Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit ju mund të ruani dhe eksportoni kontaktet tuaj me email apo direkt në dokument Microsoft Word. Ja vlen ta merrni atë.


He Likes The Darkness, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
He likes the darkness është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni Paul të mbjetojë në botën e tij të errët duke mbledhur sa më shumë yje në 5 botë të ndryshme me mbi 70 nivele loje. Ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë. 



Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment