Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Gravity Badgers, nga 3.99€, falas. /iPhone, iPad
Gravity Badgers është një lojë e cila ambjentohet në hapësirë dhe ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës i cili duhet të shpëtojë miqtë. Gjatë udhëtimit pa fund do t'ju duhet të shmangni të gjitha pengesat për të arritur në destinacion. Ja vlen ta provoni.


- Merchant of Persia, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Merchant of Persia është një lojë e cila ambjentohet në Persinë e vjetër. Ju do të luani në rolin e një tregtari të famshëm të objekteve antike për të cilat duhet të zbuloni çdo sekret. Sot mund ta shkarkoni falas këtë lojë.


- Train Conductor, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Train Conductor është një lojë në të cilën ju do të luani në rolin e një trenisti dhe gjithashtu një lojë e cila ka arritur mbi 5 milion përdorues nga e gjithë bota.. Detyra juaj do të jetë, dërgimin në destinacion i udhëtarëve duke ndërtuar në të njëjtën kohë dhe rrugën ku treni duhet të kalojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment