Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Destiny Emerald, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Destiny Emeral është një lojë mjafte bukur me strategji dhe aventurë ku ju do të luftoni me personazhet e lojës, krijesa të frikshme në një botë mistike dhe plot sekrete. Sot mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar.


- Little Fox Music Box, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Little Fox Music Box është një program i cili i dedikohet fëmijëve nga mosha 2-6 vjeç i cili do ti mësojë atyre të këndojnë në mënyrë tepër interaktive ku gjithashtu mund të rregjistrojnë zërin e tyre dhe ta dëgjojnë më pas atë.


Dino Rush, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dino Rush është një lojë mjat e bukur me aventurë ku ju duhe të ndihmoni një dinosaur të vogël të mbijetojë nga kurthet e vëndeve që ai po eksploron. Mbi 2.5 milion përdorues kanë shkarkuar këtë lojë e cila po bën shumë sukses në App Store.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment