Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Lost in harmony, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të udhëzoni dy personazhet kryesore, Kaito dhe Aya, në një udhëtim në harmoni të plotë me muzikën. Do të përjetoni një eksperiencë të re muzikore me kombinimin e rimave dhe koreografive. Nuk mungon mundësia e personalizimit të personazheve.


- Rogue Star, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Rogue Star është një lojë që ambjentohet në hapësirën e pushtuar nga alienët. Ju duhet të drejtoni flotën ndëryjore në luftë kundra forcave aliene të cilat janë mjaft të organizuara. Nëse kërkoni një lojë   që ju sjell adrenalinë, atëher ja vlen ta merrni atë.


Trader's Way, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Trader's Way është një lojë në cilën ju duhet të mëson se si funksionon tregu ndërkombëtar dhe të manipuloni atë në mënyrë që rritni sa më shumë fitimet tuaja. Është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment