Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Gravity Orange 2, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Gravity Orange është një lojë në të cilën do t'ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të kapë të gjitha yjet dhe më pas të mbarojë nivelin duke kaluar nëpërmjet një dritareje që ndodhet gjithmonë në ekran. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Rat On A Snowboard, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Rat On A Snowboard është një lojë me aventurë ku ju do të ndihmoni një miush të kalojë çdo pengesë me snowboard-in e tij. Është pikërisht një lojë plot aventurë dhe një mundësi  e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Rock(s) Rider, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rock(s) Rider është e karakterizuar nga një gameplay që shfrytëzon kryesisht fizikën dhe është një lojë me aventurë me motorçikleta me gara të rrezikshme në pista të formuara nga akse, kutia dhe tavolina prej druri, fuçi dhe skela të brishta.


Aureus, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Aureus është një një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të reshtoni elementë të të njëjtit tip, horizontalisht ose verticalisht. Gjithashtu kjo lojë mund të luhet online edhe me miqtë tuaj. Ja vlen ta provoni.


- Eqlzr Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Eqlzr Pro është një program mjaft i dobishëm nëse përdorni shpesh iDevice për të dëgjuar albumet muzikore të preferuara. Ai do t'ju japë mundësinë të modifikoni kualitetin e audios duke aplikuar efekte audio.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment