Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Implosion: Never Lose Hope, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Implosion është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luftoni në një epokë e cila ambjentohet shumë vite pas pushtimit të tokës nga forca aliene. Lufta do të zhvillohet për të treguar forcën njerëzore dhe dëshirën e saj për të mbijetuar. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas për një periudhë të limituar. Ja vlen ta merrni.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Deemo, nga 1.99, falas. /iPhone, iPad
Deemo është një lojë mjaft e bukur në të cilën ndërthuren ritmet muzikore dhe fantazi. Ju duhet të ndihmoni një vajzë të vogël të kthehet në vëndin e saj duke luajtur muzikë në piano. Në këtë mënyrë lulet dhe pemët do të rriten dhe do ta çojnë atë në shtëpi.


Cytus, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në të ardhmen rrobotët do të zëvëndësojnë njeriun dhe ndjenjat njerëzore do të vdesin por jo të gjitha sepse njeriu do të krijojë rrobotë që do të ruajnë ndjenjat dhe kujtimet në një qytet të quajtur Cytus. Cytus është një lojë e bazuar në ritmet muzikore. Ju duhet të prekni notat muzikore mbi ekran në momentin që vizat kalojë mbi të.  Fitoni sa më shumë pikë për tu rënditur i pari në Game Center.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment