Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Slide Tetromino Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slide Tetromino është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet ti zgjidhni ato duke lëvizur blloqet brënda një dhome me mure. Kjo është një lojë që gjithashtu do t'ju mbajë me orë përpara iDevice derisa të arrini fundin e një misioni. Ja vlen ta provoni.




Retromines: The Retro Minesweeper, nga 0,89€, falas /iPhone
Ju mungon loja e vjetër me fushën e minuar që luanit në Windows 98? Ja një aplikacion që e riprodhon atë në iPhone-in tuaj, me të njëjtën grafikë!


- Linia, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Linia është një lojë në të cilën qëllimi juaj do të jetë të prisni figurat me ngjyra të cilat për ti shpëtuar prerjes, lëvizin dhe ndryshojnë formë. Duket e lehtë por nuk do të jetë dhe aq.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment