Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Cubway, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Cubway është një lojë mjaft inovative ku qëllimi i juaj do të jetë të drejtoni kubin me ngjyrë të kuqe në destinacion por duke kaluar vënde me shumë rreziqe dhe sekrete. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e lehtë ti zbuloni dhe ti evitoni ato!


2 Things at Once, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
2 Things at Once është një lojë me temë kuic e cila do të vërë në lëvizje mëndjen tuaj. Ajo është krijuar për të stërvitur dy hemisferat e trurit në mënyrë që ai të jetë gjithmonë aktiv. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Breathing Zone, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Breathing zone është një program i kategorisë mjeksore në të cilin do të mësoni disa mënyra për të marrë frymë të cilat janë të studiuara dhe që do të lehtësojnë stresin e ditës si, do të ulin normalizojnë presionin e gjakut duke relaksuar mëndien dhe jo vetëm.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment