Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sago MiniMonsters, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sago MiniMonsters është një lojë edukative për fëmijë ku ato do të përdorin fantazinë për të krijuar mostra të frikshëm por plot ngjyra. Ja vlen ta merrni atë.


iFunFace Pro: Create Funny HD Video, nga 2, 79€, falas. /iPhone, iPad
iFunFace Pro është një program i cili do t'ju japë mundësinë të krjoni video me fotot tuaja të cilat më parë mund ti modifikoni me efekte grafike qesharake. Pasi keni zgjedhur koleksionin e fotove  programi do të krijojë një file video me fotot. Ja vlen ta merrni atë.


Don't Run With a Plasma Sword, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të kontrolloni një një luftëtar i cili ka një shpatë të veçantë i cili mund të sterminojë armikun. Ju duhet ta ndihmoni atë të çlirojë tokën nga pushtimi alien. Do të merrni pjesë në mjaft misione dhe sigurisht kjo është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


File Manager Pro App, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
File Manager App është një program mjaft profesional dhe një nga më të mirët në App Store i cili ofron një File Manger për sistemin operati iOS. Funksionet e këtij programi janë të shumta dhe ne mund të përmendim midis tyre kopjimin e file-eve ose leximin e tyre me programet përkatëse direkt nga direktoria ku ato ndodhen. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment