Ubisoft ka aktivizuar një iniciativë mjaft interesante me emrin UBI30, duke dhuruar për përdoruesit disa nga lojërat e saj më të suksesshme. Jemi në Nëntor dhe për pak ditë Ubisoft do të ofrojë për shkarkim falas lojën Far Cry 3: Blood Dragon.

«Mirësevini në një vizion për të ardhmen në vitet '80. Është viti 2007 dhe ju jeni oficeri Rex Colt. Misioni juaj: të shpëtoni vajzën, të vrisni armiqtë, dhe të shpëtoni botën. Zbuloni një të ardhme bërthamore, ku takohen cyborg, blood dragons dhe mutant».

Mund ta shkarkoni lojën falas në kompjuterin tuaj, por keni nevojë llogari Uplay (kërkon vetëm pak minuta për ta krijuar atë). Loja do të jetë falas vetëm për këtë muaj, në Dhjetor do t'i lëjë vendin një loje tjetër. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment