Apple ka zyrtarizuar datën e lançimit të lojës së shumëpritur Super Mario në iPhone: nga data 15 dhjetor, loja Super Mario Run do të jetë e disponueshme për shkarkim në App Store! Loja do të jetë një ekluzivë e iPhone dhe iPad.


Super Mario Run shënon debutumin e Super Marios jashtë platformës Nintendo. Loja do të jetë një runner game, e ngjashme për sa i përket dinamikave, me lojën Rayman Jungle Run. Përveç single player, do të jetë e disponueshme edhe një Battle mode për të sfiduar miqtë tuaj online. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment