Nëpërmjet këtij artikulli duam t'ju sjellim disa informacione në lidhje me mënyrën se si krijohen programet për sistemet operativë si iOS, Android apo Windows Phone. Me siguri shumë nga ju përdorin program të cilat janë publikuar në dyqanet virtuale si App Store, dhe mund të jeni bërë edhe kurioz si ndërtohet një program i tillë.

Për të qënë sa më i kuptueshëm ky proçes do e ndajmë në disa faza ose hapa të cilat çdo kompani që punon në këtë sektor, ndjek.

- Platforma e përdorur
Një kompani e cila zhvillon programe për SmartPhone mund të zgjedhë ti zhvillojë ato për një ose më shumë platforma, të cilat janë iOS, Android ose Windows Phone si dhe të tjetër. Përcaktimi i platformës për të cilën do të krijohet programi është mjaft i rëndësishëm pasi kërkohet që zhvilluesit e programit të njohin gjuhën e programimit të platformës së zgjedhur. Gjithashtu përcaktimi i platformës, implikon edhe tregun që kërkohet të arrihet nga shitjet ose përhapja e programit.

Për secilën platformë, kompania duhet të paguaj rregjistrimin në seksionin e zhvilluesve. Nëse marrim rastin e Apple, për të publikuar një program në App Store kompania duhet të rregjistrohet në këtë seksion duke paguar shumën vjetore prej 99$ e cila siguroni qëndrimin e programit për një vit në App Store. Të njëjtën strategji përdor dhe Windows me dyqanin e saj virtual të programeve për Windows Phone. Në rastin e Android, kompania paguan vetëm 30$ për rregjistrimin e parë, dhe kjo vlen përgjithmonë dhe për çdo program që publikohet aty.

- Zhvillimi konkret i programit
Në këtë fazë kompania ka vendosur se cilat do të jenë platformat e dëshiruar për programin. Në të njëjtën mënyrë se si përdorni program për të edituar dokumentet, po ashtu ekzistojnë programe të caktuara për të shkruar në gjuhën e programimit, të secilës platformë. Në rastin e iOS, zhvilluesit përdorin programin XCode në Mac, në rastin e Android mund të përmëndim disa por programi zyrëtar është AndroidStudio dhe përsa i përket Windows, Microsoft ofron programin Visual Studio.

Gjuhët e programit janë të ndryshme për secilën platformë. Për të ndërtuar një program për iOS, zhvilluesi i tij duhet të njohë gjuhën e programimit Swift ose Objective-C, në Android kërkohet njohja e gjuhës së programimit Java dhe për Windows Phone OS kërkohet njohoja e gjuhës C#. Zhvillimi i programit është faza më e rëndësishme dhe delikate. Për të patur një program sa më të suksesshëm duhet një bashkëpunim i mirë figurës profesionale të dizajnerit grafik, programuesit si dhe sektorit të marketingut.

- Faza e testimit
Kjo është faza finale në të cilën testohen problemet e ndryshme që programi mund të shfaqë në situata të caktuara përdorimi. Të treja platformat e përmëndura më lart, vënë në dispozicion instrumentë testimi të cilat i japin mundësi një ose më shumë përdoruesve të rregjistruar si testues, të instalojnë programin dhe ta përdorin atë si do ta përdorte një përdorues normal. Gjatë këtij proçesi, kompania merr problemet të cilat raportohen nga përdoruesit testues dhe i zgjidh ato.

- Publikimi në dyqanet virtuale
Publikimi në dyqanet virtuale rrespektive ndodh në momentin që programi ka kaluar të gjitha fazat e sipërpërmëndura. Në bazë të platformës së përdorur, programi kalon në një proçes verifikimi i cili kryhet nga kompania e platformës. Gjatë kësaj faze programi mund të rrefuzohet dhe kompania krijuese do të ndërhyjë përsëri për të rregulluar problemet. Nëse proçesi i verifikimit përfundon me sukses atëherë programi mund të publikohet përfundimisht në dyqanin virtual përkatës. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment