Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një aksesor mjaft interesant dhe të dobishëm për iDevice, i cili është mikrofoni. Nëse jeni të interesuar të bëni rregjistrime të cilat kërkojnë që të jeni në terren ose në vënde ku është e pamundur të keni me vete mikrofonët e duhur, atëherë kompania Shure sjell aksesorin Shure MV88, i cili mund të lidhet me iDevice nëpërmjet portës Lightning.

Shure MV88 vjen gjithashtu i shoqëruar edhe me një program i cili instalohet në iOS dhe nga ku ju mund të rregulloni të gjitha parametrat e tij sipas nevojave. Nga teste e bëra, do të ndjeni me të vërtetë një diferencë të madhe në kualitetin e rregjistrimit. Për këtë mund të shikoni videon në fund të artikull në të cilën krahasohet kualiteti i mikrofonit të integruar në iDevice dhe Shure MV88. Produkti mund të blihet nga faqja zyrëtare e Shure ose në Amazon kundrejtë shumës 150$.



/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment