Në këtë artikull do t'ju sjellim një tjetër lajm mjaft interesant përsa i përket teknologjisë të integruar në versionet e reja të Macbook Pro. Portali iFixit ka publikuar një tjetër veçori të Macbook i cili e bën këtë produkt akoma më profesional. Inxhinierët e Apple duket se kanë punuar për ti dhënë përdoruesit mundësinë e shpëtimit të materialeve edhe kur produkti del jashtë funksionit.

Ky lajm vjen si pasojë e gjetjes të një porte të veçantë në bordin llogjik të tij e cila nuk përdoret për asgjë. Ekespertët janë të bindur se porta në fjalë do ti japë mundësi inxhinierëve të analizojnë problemet që kanë infuluar në dëmtimin e Macbook por edhe të nxjerrin materialet që përdoruesi ka në memorien fikse.


Nëpërmjet një aparati të veçantë të ndëtuar nga inxhinierët e Apple, bordi llogjik i Macbook të dëmtuar mund të lidhet nëpërmjet portës specifike dhe më pas aparati mund të lidhet me një tjetër Macbook, nëpërmjet portës USB-C. Në këtë mënyrë mund të rekuperohet të gjitha materialet e përdoruesit.

Aktualisht ky proçes vlen vetëm për Macbook të 2016 sepse janë vetëm ato që integrojnë portën e komunikimit me aparatin rekuperues. Ky operacion do të bëhet falas nga Apple në momentin që përdoruesi ka nevojë të marrë të dhënat nga aparati i dëmtuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment