Solitaire, loja për kompjuter më e luajtur e të gjitha kohërave, vjen tani edhe për iPhone dhe iPad. Jo vetëm versioni tradicional, por edhe "Spider", "FreeCell, "TriPeaks" dhe "Pyramid". Loja në fjalë ka qenë pjesë e Windows për më shumë se 25 vjet, dhe Microsoft Solitaire Collection e sjell këtë ide në një nivel tjetër, me më shumë variante.

Loja Microsoft Solitaire Collection është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon rreth 166MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment