AirPods janë kufjet që u prezantuan në eventin e Tetorit nga Apple dhe ndryshe nga sa u tha, prodhimi i tyre ka hasur probleme të cilat e kanë detyruar kompaninë të shtyjë akoma më tej datat e përcaktuara të nxjerrjes në shitje, të cilat ishin 18-19 Nëntor.

Sipas Yahoo Finance, kjo datë nuk mund të respektohet,  por do të jenë festat e Dhjetorit që do të presin këtë produkt. Sipas këtij burimi, prodhimi në masë do të nisë ditët e para të muajit të Dhjetorit dhe shitja tyre do të jetë e limituar, pra vetëm për disa vënde të caktuar dhe me sasi të limituar.

Sasia totale e prodhuar do të jetë nga 10 deri në 15 milion njësi  të cilat do të shpërndahen në të gjithë botën. Kujtojmë gjithashtu që çmimi i tyre do të jetë 159$, shifër mjaft e lartë sipas ekspertëve, dhe do të jetë reagimi i publikut në lidhje me cilësinë e ofruar, për ti justifikuar ato. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment