Problemi i baterisë së iPhone 6 dhe iPhone 6s nuk është një difekt nga fabrika, por një problem i karikuesave jo origjinalë. Karikuaesat e palëve të treta realizohen shpesh në mënyrë sipërfaqësore, për t'iu kundërpërgjigjur Apple duke ofruar çmime shumë më të ulëta.

Siç ka zbuluar AppleInsider, këto produkte mund të shkaktojmë dëme qarkun që rregullon nivelin e karikimit brenda në iPhone. Ky difekt shkakton një pasqyrim të gabuar të nivelit të karikimit në pajisjet tona, në çdo version iOS. Nëse keni një iPhone që fiket vetë, me 50% karikim, verifikoni nëse jeni duke përdorur një karikues cilësor. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment