Pavarësisht se iPhone 7 ka vetëm pak muaj që është prezantuar, prej kohësh flitet për iPhone 8 dhe risitë që do të sjellë ai. Midis tyre, gjejmë edhe karikimin wireless për të cilin Apple po punon prej kohësh. Thashethemet e fundit konfirmojnë se iPhone 8 do të ketë një karikim wireless krejt ndryshe nga ato që kemi parë deri sot.

Sistemet aktuale e detyrojnë përdoruesin ta pozicionojë telefonin në një stacion karikimi wireless, por Apple po mendon ta bëjë këtë karikim realisht wireless. Kompania po punon për një sistem që parashikon një transmetues që mund të lidhet në mur, në gjëndje të karikojë në distancë iPhone 8 falë një moduli të integruar brenda pajisjes.

Diçka e tillë do mundësonte karikimin e iPhone në distancë, në çdo pozicion, në një distancë 4-5 metra nga transmetuesi. Bëhet fjalë për një sistem karikimi wireless në distancë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment