Rrjeti social Instagram ka sinjalizuar përdoruesit e tij, për rastet kur dikush bën screenshot në fotot apo videot që i keni dërguar privatisht dhe që zhduken pas një kohe të caktuar, njëlloj si në Snap Chat.

Nëse dikush ju dërgon një foto ose video të përkohshme në privat dhe ju i bëni screenshot për t’ia treguar dikujt tjetër, dërguesit ༌fillestar do t’i vijë një lajmërim. Kjo gjë ka rebeluar përdoruesit, por fatmirësisht kjo nuk vlen ende për postimet në Instagram Story, apo pjesën tjetër të fotove dhe videove.

0 komente:

Post a Comment