Instagram sapo ka lançuar dy nga risitë e aplikacionit, videot “live” në Instagram dhe dërgimin  e fotove dhe videove për grupet dhe shokët në Instagram Direct. Videot “live” ju ndihmojnë të komunikoni më lehtë me miqtë tuaj në kohë reale. Në përfundim të videos, ajo do të zhduket nga historia juaj.

Në aplikacion do të shfaqet opsioni “Start Live Video” dhe mund të xhironi deri në 1 orë. Ndërkohë që jeni “live” në Instagram mund të shkëmbeni komente me miqtë tuaj. Ndjekësit do të marrin një njoftim që i vë në dijeni se jeni duke xhiruar në atë moment.

Në opsionin sipër ku shfaqen Instastory, në momentin që jeni duke xhiruar në kohë reale shfaqet krahas fotografisë edhe shkrimi “live”. Një tjetër opsion është “top live” që ju sugjeron videot më të mira që janë duke u xhiruar “live” në ato momente. Gjithashtu mund t’u dërgoni ndjekësve tuaj në Insta Direct video dhe foto.

0 komente:

Post a Comment