Infuse Pro 5 është aplikacioni ideal për të parë video në iPhone në 14 formate të ndryshme. Infuse mbështet iOS 10, është i integruar me trakt.tv dhe ofron mbështetje të plotë për titrat. Shumë e realizuar edhe pamja grafike, me kontrolle specifike dhe cilësi të shkëlqyer video dhe audio.

Infuse Pro 5 mbështet këto standarte: MP4, M4V e MOV, MKV, MP4, AVI, WMV, M4V, MOV, MTS, FLV, OGM, OGV, ASF, 3GP, DVR-MS, WebM dhe WTV. Përfshin një mbështetje të plotë për audio Dolby Digital Plus (AC3/E-AC3), DTS dhe DTS-HD.

Përdoruesi mund të shohë edhe videot e ruajtura në një drive Mac, PC, NAS ose server UPnP/DLNA si Plex, XBMC, WMC, PS3 Media Server, pa patur nevojë për asnjë lloj sinkronizimi. Infuse Pro 5 është i disponueshëm në App Store me çmimin 12,99€. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment