The Forgotten Room është një lojë mjaft tërheqëse për të apasionuarit e fenomeneve paranormale. Në këtë lojë do të luani në rolin e John Murr, investigator i fenomeneve paranormale i quajtur ndryshe "Buster of Ghosts", dhe duhet të hetoni një shtëpi të braktisur dhe shumë pak mikëpritëse.

Bëhet fjalë për rastin e Evelyn Bright, një vajzë 10 vjeçare e zhdukur ndërsa luante kuka fshehurazi me babain e saj, dhe do të jeni ju që duhet të zgjidhni misterin dhe të zbuloni çfarë i ka ndodhur vajzës.

The Forgotten Room ju lejon të shkrepni fotografi gjatë aventurës tuaj, për të ruajtur të gjitha provat e gjetur dhe për të zgjidhur misterin. Loja "The Forgotten Room" është e disponueshme në App Store me çmimin 1,99€. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment