Gameloft, një nga kompanitë më të mëdha të cilat publikojnë lojëra në App Store, dhe krijuesit e lojës Asphalt, kanë prezantuar një version të ri të kësaj lojë nën emrin Asphalt Xtreme. Sipas kompanisë kjo seri do të sjellë adrenalinë të vërtetë në garat me makina të cila ndodhin në vëndet më ekstreme të botës.

Në Asphalt Extreme do të luftoni kundra kundërshtarëve në shkretëtirë, akull apo dhe në vënde të mbuluara nga uji. Thënë kjo, ju do të keni mundësinë të luani në 5 mënyra të ndryshme duke filluar që nga sfidat online deri tek karriera.

Karriera juaj do të nisë me disa makina bazë të cilat do të keni mundësi ti përmirësoni gjatë lojës ose nëse doni mund të blini aksesorë online që do të përmirësojnë ndjeshëm mënyrën e drejtimit të makinës. Game loft këshillon që karrierën ta nisni duke përdorur makinat fuoristradë të cilat janë një argëtim i vërtetë në garë.

Asphalt Extreme mund të shkarkohet falas nga App Store por për të patur aksesorë të fuqishëm në makinë duhet të paguani ose ti fitoni ato gjatë lojës. /iPhoneAlbania


/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment