Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm i cili lidhet me iPhone 7s ose 8, dhe që pritet të prezantohet vitin që vjen nga Apple. Sipas raportimit të një nga portaleve më të mëdha Aziatike, Nikkei, kompania Foxconn po punon intensivisht për krijimin e një teknologjie wireless për karikimin e baterisë.

Sipas Nikkei, Apple do të integrojë këtë teknologji në iPhone-in e ardhshëm vetëm nëse dimostrohet se ajo nuk ka probleme dhe ndërtohet me kualitet të lartë, përndryshme kjo teknologji nuk do të vij as vitin që vjen në produktet Apple. Kujtojmë që kjo teknologji i siguron përdoruesit karikimin e iDevice pa patur nevojë që ai të lidhet fizikisht me burimin e rrymës, funksion i cili do të përmirësonte ndjeshëm mënyrën e karikimit të baterisë.

iPhone i ardhshëm prite të integrojë gjithashtu edhe teknologjië OLED përsa i përket ekranit duke i lejuar kështu prodhuesit të krijojë ekrane të lakuar por mbi të gjitha edhe një kualitet më të lartë të rrezolucionit. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e më tejshëm në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment