Është bërë menjëherë loja më e shkarkuar në App Store, duke u rënditur në vendin e parë në vetëm pak orë. Po flasim për F1 2016, një lojë e përzgjedhur edhe nga vetë Apple si nga më të mira e realizuara ndonjëherë, me një grafikë me të vërtetë fantastike, për të mos patur aspak zili për versionet për kompjuter.

Loja shfrytëzon të gjitha teknologjitë e fundit të modeleve të reja iPhone, përfshirë edhe TapTic Engine duke simuluar efektin Dual Shock të PlayStation, me një vibracion ndryshe në bazë të forcës së ushtruar.


F1 2016 përmban listën e të gjitha pistave të Formula 1 dhe të gjitha 21 garat përreth globit, përfshirë edhe Çmimin e Madh të Europës që organizohet në qytetin e Baku. Sezoni 2016 shënon edhe rikthimin e pistës legjendare të Hockernheimring, me Çmimin e Madh të Gjermanisë që rikthehet pas një viti mungesë.

F1 2016 është e disponueshme në App Store me çmimin 9,99€. Kërkon iOS 8.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment