Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm mjaft interesant përsa i përket produktit të Apple, Macbook. Stafi i portalit iFixit ka arritur të zmontojë të gjitha pjesët e produktit në fjalë, pa e dëmtuar atë, disa nga komponentë janë ndërtuar ndryshe nga produkti paraardhës. Një ndër ato është edhe memoria fikse ose disku me teknologjinë SSD (Solid State Drive) e cila është zbuluar të jetë e integruar në bordin llogjik.

Kjo do të thotë se ai nuk mund të zëvëdësohet nëse në të ardhmen do të keni nevojë për më shumë hapësirë, për të ruajtur të dhënat. Një zgjidhje alternative do të jetë një disk i jashtëm ose abonimi në teknologjinë Cloud. Gjithashtu, nëse jeni duke blerë një produkt të tillë duam t'ju tërheqim vëmëndje në mënyrë që të zgjidhni me kujdes kapacitetin e memories fikse pasi siç mund të shikoni, ajo nuk mund të zëvëndësohet më. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment