Në plan të parë, pasqyra duket si gjithë të tjerat që janë të vendosura në një dhomë. Por kjo është “Pasqyra e zgjuar”, ose më mirë një iPhone gjigand në të cilin sheh edhe veten. Me të mund të dërgohen mesazhe, të shihen videot e Netflix, dhe shumë gjëra të tjera që bëhen normalisht me një smartphone. Pasqyra Apple është dizenjuar nga Rafael Dymek, një shpikës në Nju Jork, megjithatë nuk dihet nëse ai ka plan ta shesë shpikjen e tij.

Smartphone-i gjigand përdor sistemin e iOS 10 të Apple, dhe ka pamjen e ngjashme të një iPhone. Në projektin e ri është i aksesueshëm koha, data e moti. Pas 45 sekondash mos-përdorimi, smartphone-i gjigand fiket vetë, dhe më pas kthehet në një pasqyrë normale si gjithë të tjerat.

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment