Gjiganti amerikan “Apple” njoftoi se do të zëvendësojë falas bateritë e modelit të iPhone 6s, të cilët fiken pasi të mbushen, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të kompanisë. “Apple” ka zbuluar se shumë pak pajisje iPhone 6s mund të fiken papritur.

Ky problem nuk është një kërcënim i sigurisë dhe i referohet pajisjeve të një serie të caktuar, të cilat janë shitur mes muajit shtator dhe tetor 2015, thuhet në një deklaratë të kompanisë. Kompania informon përdoruesit se në qoftë se kanë probleme të ngjashme me smartphonët e tyre iPhone 6s, duhet të kontaktojnë dyqanet e autorizuara apo të qendrave të shërbimit të autorizuar nga “Apple”.
Punonjësit do të krahasojnë numrat e serisë dhe të përcaktojë nëse duhet të ndërrohet bateria e tyre falas. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment