Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Perchang.

Në këtë lojë duhet të kaloni të gjitha nivelet, duke zgjidhur enigmat në sa më pak kohë të mundeni. Duhet të keni reflekse dhe shumë aftësi për të drejtuar topat drejt destinacionit të duhur. Mund të shfrytëzoni objektet në dispozicion për të arritur objektivat tuaj.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Perchang do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment