Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin Tayasui Sketches Pro.

Sketches është një aplikacion për të vizatuar, e realizuar me mjetet më realist që janë të disponueshëm për pajisjet iOS. Ky aplikacion i vjen në ndihmë artistëve dhe përdoruesve të tjerë të krijojnë skica fantastike dhe ilustrime nga më të ndryshmet.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Tayasui Sketches Pro do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment