Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin Artie's Magic Pencil.

Një përbindësh i lënë i lirë po shkatërron gjithçka që i del përpara! Shpëtoni të gjithë duke ndihmuar Artien të rindërtojë botën duke përdorur lapsin e tij magjik. Një aventurë mjaft edukuese për më të vegjlit që i mëson fëmijëve bazat e vizatimit dhe i frymëzon ato që të jenë më kreativë.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Artie's Magic Pencil do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment