Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- 2Do, nga 14,99€, falas /iPhone
2Do është aplikacioni më i mirë task manager për pajisjet iOS që është i disponueshëm në App Store. Një aplikacion që mund të përdoret për të konsultuar listat normale të përditshme, por edhe për projekte më komplekse.


- Reckless Racing 3, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Reckless Racing 3 është një lojë me gara me makina ku ju duhet të bëni të pamundurën të dilni fitimtar. E vlerësuar si një nga lojërat më të bukura në kategorinë e saj, do të keni mundësi që gjatë garave të përmirësoni makinën derisa të bëheni kampioni numër 1. Ja vlen ta merrni.


God Of Blades, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Good of Blades është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të luftoni me kundërshtarin në 2 luftim dhe jo vetëm. Pra do të keni mundësinë të luani edhe në aksion në një ambjent të mbuluar nga misteri dhe forca aliene. Ja vlen ta provoni.


AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


Crooked Path, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
Crooked Path është një lojë mjaft e këndshme që do t'i pëlqejë patjetër të apasionuarve të lojërave one-touch puzzel. Një një udhëtim nëpërmjet 12 sezoneve, duhet të hidheni në kërkim të dritës tuaj. Rruga nuk do të jetë e thjeshtë, plot surpriza dhe pengesa të çdo lloji.



Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment