Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Flight Fight 2, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Flight Fight është një lojue mjaft e bukur me aksion, ku ju duhet të luftoni me anije luftarake fluturuese kundra bandave kundërshtare që duan të pushtojnë qytetin. Do të keni mundësi të luani në rreth 90 nivele të ndryshme dh për të fituar duhet të eliminoni të gjithë anijet fluturuese kundërshtare.


Toca Hair Salon, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë shumë simpatike mund të punoni në parukerinë tuaj, ku mund të zgjidhni midis katër personazheve. Prerje flokësh, lyerje dhe piastrim sipas dëshirës, duke përdorur disa mjete: nga krëhëri i thjeshtë me gërshërët profesionale e deri tek piastrat për të drejtuar ose për t'i bërë flokët kaçurrela. Një lojë mjaft argëtuese për më të vegjlit.


Tayasui Sketches+, nga 4.79€ falas. /iPhone, iPad
Tayasui Sketches është një program nëpërmjet të cilit ju mund të krijoni imazhe në formën e vizatimeve. Ai ju lejon që të shprehni fantazinë tuaj duke ju ofruar disa dhjetëra efekte grafike profesionale. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Marine Sharpshooter, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Marine Sharpshooter është një lojë në të cilën do të merrni pjesë në ekipin e snajperëve Amerikanë, ku duhet të luftoni kundra terrorizmin në botë. Misionet tuaj do të jenë në vënde të caktuara. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment